Ndalohen katër persona për keqpërdorim të detyrës, mashtrim, legalizimi i përmbajtjes së rremë , si dhe falsifikim i dokumenteve - Gazeta Express
string(124) "ndalohen-kater-persona-per-keqperdorim-te-detyres-mashtrim-legalizimi-i-permbajtjes-se-rreme-si-dhe-falsifikim-i-dokumenteve"

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:25

Ndalohen katër persona për keqpërdorim të detyrës, mashtrim, legalizimi i përmbajtjes së rremë , si dhe falsifikim i dokumenteve

Lajme

Gazeta Express

15/09/2021 12:25

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas veprimeve të ndërmarra nga Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës, janë  ndaluar katër persona për veprat penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së, si dhe veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323, “Legalizimi i përmbajtjes së rremë nga neni 395, “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPK-së.

Prokuroria njofton se  njëri nga katër të ndaluarit me inicialet S.V. është me profesion noter, si dhe është ndaluar për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 414 i KPK-së.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, tre personat tjerë me inicialet S.B., M.D. dhe J.Zh., janë ndaluar për veprat penale “Mashtrimi” nga neni 323, “Legalizimi i përmbajtjes së rremë” nga neni 395, si dhe “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 390 i KPK-së.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit të katër personave të ndaluar, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat e lartcekura.