Ndalohen dy të rinj në Tetovë, dyshohen për përdhunimin e dy vajzave të mitura - Gazeta Express
string(77) "ndalohen-dy-te-rinj-ne-tetove-dyshohen-per-perdhunimin-e-dy-vajzave-te-mitura"

Maqedoni

Gazeta Express

03/07/2025 16:12

Ndalohen dy të rinj në Tetovë, dyshohen për përdhunimin e dy vajzave të mitura

Maqedoni

Gazeta Express

03/07/2025 16:12

MPB njofton se dje (02.07.2025), në dy aksione të ndara të realizuara në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria dy persona, A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova.

“Veprimet policore janë ndërmarrë pas një kallëzimi të paraqitur nga një grua 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqim me dy vajzat e saj të mitura. Sipas denoncimit, ata gjithashtu kanë realizuar video-incizime me telefon celular dhe njërën nga të miturat e kanë detyruar të përfshihet në marrëdhënie seksuale me persona të tjerë”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngriten kallëzimet penale përkatëse ndaj personave të dyshuar”, shtojnë nga MPB.