12 persona janë ndaluar nën dyshimin për organizim të bixhozit të paligjshëm në Junik.
Kështu ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
Nikçi bëri të ditur se janë sekuestruar para kesh e prova tjera materiale.
“Prokurori i shtetit ka ndaluar 12 persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”. Gjithashtu, janë sekuestruar para kesh dhe prova tjera materiale te cilat do të shërbejnë në këtë proces penal”, tha Nikçi.
“Betimi për Drejtësi” mëson se të dyshuarit u kapën në flagrancë nga policia, duke luajtur lojëra të fatit.