Ndalimi i pingpongistëve për të garuar në Serbi, ky është reagimi i Çekut - Gazeta Express
string(72) "ndalimi-i-pingpongisteve-per-te-garuar-ne-serbi-ky-eshte-reagimi-i-cekut"

Sporte tjera

Gazeta Express

16/07/2022 18:14

Ndalimi i pingpongistëve për të garuar në Serbi, ky është reagimi i Çekut

Sporte tjera

Gazeta Express

16/07/2022 18:14

Pingpongistëve të Kosovës iu është mohuar pjesëmarrja në Kampionatin Evropian të Pingpongut U21, që po mbahet në Beograd të Serbisë.

Pavarësisht se Kosova është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish shteti serb e mohoi pjesëmarrjen e Kosovës si anëtare me të drejta të plota, përcjell Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Federata e Pingpongut e Kosovës ka njoftuar se Serbia nuk ka lejuar hyrjen e ekipit të të rinjve të Kosovës. Sipas FPPK, ndërhyrja politike në aktivitetet e sportistëve duhet të dënohet.

Federata e Pingpongut u ka bërë thirrje të gjitha strukturave sportive vendore dhe ndërkombëtare që të marrin masa konkrete për zbatimin e të drejtës themelore të sportistëve tanë për pjesëmarrje në të gjitha garat.

“Pavarësisht se  është anëtare me të drejta të plota në ETTU, sërish Serbia e mohoi pjesëmarrjen tonë si anëtare e barabartë në Kampionatin Evropian të të rinjve 22’ që po mbahet në Serbi, duke mos lejuar që të rinjtë tanë të jenë pjesë e lojërave të pingpongut. Ndërhyrja politike në aktivitetet e sportistëve duhet të dënohet. U bëjmë thirrje të gjitha strukturave sportive vendore dhe ndërkombëtare që të ndërmarrin masa konkrete për zbatimin e të drejtës themelore të sportistëve tanë për pjesëmarrje në të gjitha garat”, thuhet në faqen zyrtare të FPPK-së.

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka reaguar pas bllokadës së fundit që Serbia ua ka bërë pingpongistëve të Kosovës, duke mos i lejuar ata që të marrin pjesë në Kampionatin Evropian të Pingpongut që po zhvillohet në Beograd.

Në një konferencë për media, Çeku tha se sa më shumë suksese që po i arrin Kosova në ndërkombëtarizimin e sportit, aq më të mëdha po bëhen bllokadat nga shteti serb dhe se kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të sportistëve.

“Sa më shumë që bën Kosova në raport me ndërkombëtarizimin dhe me sukses ndërkombëtar në sport, aq më të mëdha janë bllokadat nga shteti i Serbisë. Kemi një sjellje destruktive përsëri nga shteti i Serbisë, kjo është shkelje e rëndë e të drejtave të sportivstëve, është shkelje e rëndë e të gjitha të drejtave ndërkombëtare të sportit. Serbia vazhdon me destruktivitet dhe për këtë ne jemi duke i njoftuar të gjitha instancat relevante evropiane. Organizatat tona sportive do të procedojnë me veprime ligjore në institucionet përkatërse ndërkombëtare”, ka thënë Çeku.

I pari i MKRS-së shtoi se në konsultim dhe harmoni me instancat e tjera sportive, ndaj Serbisë do të vazhdojë beteja ligjore edhe në instancat ndërkombëtare sepse ky shtet tashmë është shndërruar në një recidivist në raport me shkeljen e të drejtave të sportistëve të Kosovës.

“Deri në këtë moment, Federata e Pingpongut të Kosovës ka dorëzuar padi në komisionin disiplinorë të Federatës Evropiane të Pingpongut. Ky është hapi i parë por jemi në koordinim edhe me federatën përkatëse dhe me Komitetin Olimpik të Kosovës që beteja jonë ligjore me Serbinë të vazhdojë edhe në instanca të tjera ndërkombëtare dhe ne si institucione duke respektuar në plotëni autonominë sportive do të jemi mbështetëse për organizatat tona sportive që t’i adresojmë në rrugë ligjore, ndërkombëtare këto shkelje te shtetit të Serbisë në raport me sportistët e Kosovës sepse Serbia është shndërrua në një recidivist në raport me shkeljen e të drejtave të sportistëve tanë.”, theksoi Çeku.

Në këtë konferencë, i pari i MKRS-së gjithashtu bëri të ditur se që nga sot, Komiteti Paralimpik i Kosovës është anëtarësuar me të drejta të plota në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.

“Komiteti Paralimpik i Kosovës është anëtarësuar në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar. Edhe një arritje shumë e rëndësishme në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës. Shfrytëzoj rastin që ta uroj Komitetin Paralimpik, lëvizjen paralimpike të Kosovës, të gjithë sportistët paralimpik të cilët tani e tutje do ta kenë edhe një mundësi shtesë të pjesëmarrjes në garat ndërkombëtare. Me këtë anëtarësim, sportit të personave me aftësi të kufizuara i është hapur rruga dhe mundësia për të marr pjesë në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”, tha Çeku.

Kjo nuk është hera e parë që Serbia ndalon sportistët kosovarë të marrin pjesë në garat që zhvillohen atje. Kujtojmë që ekipi i boksit nuk u lejua të futej në Serbi për të garuar në Kampionatin Botëror të boksit, çka ngjalli reagim edhe nga institucionet ndërkombëtare.