Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave njofton publikun se ndalimi i lëvizjes në pyje dhe toka pyjore zgjatet deri më 30 shtator 2025 dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë me qëllim parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura.
Ministria i kujton publikut të gjerë se rreziku i zjarreve në hapësira të hapura nuk është ulur në periudhën në vijim. Qytetarët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm sepse, për shkak të temperaturave të larta, rreziku i zjarreve në hapësira të hapura është ende i lartë.
“Është thelbësore që publiku të kuptojë rreziqet, si dhe pasojat e zjarreve në hapësira të hapura, dhe me sjelljen e tij të kontribuojë në mbrojtjen dhe ruajtjen e pyjeve, pra të mjedisit, pronave dhe komuniteteve në tërësi”, tha Ministria.
Për mosrespektimin e këtij ndalimi të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë në denarë.
tag_katrorimaqedoni_2