string(88) "ndalimi-i-anijes-madleen-turqia-shperthen-ndaj-izraelit-po-sillet-si-nje-shtet-terrorist"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 11:10

Ndalimi i anijes “Madleen”, Turqia shpërthen ndaj Izraelit: Po sillet si një shtet terrorist

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 11:10

Turqia e ka dënuar ashpër sekuestrimin e anijes “Madleen”, nga ana e Izraelit duke e akuzuar shtetin se po vepron “si një shtet terrorist”.

Mes ekuipazhit prej 12 personash të anijes, ndodhet edhe aktivisti turk Suayb Ordu, ndërsa sipas The Guardian, Ministria e Jashtme e Turqisë e ka cilësuar veprimin si një “shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare”.

Në një deklaratë zyrtare thuhet se kjo ndërhyrje kërcënon sigurinë detare dhe “tregon edhe një herë se Izraeli po sillet si një shtet terrorist”.

Kujtojmë se forcat izraelite kanë ndaluar një anije humanitare që ishte nisur drejt Gazës, në një përpjekje për të sjellë ndihma për popullatën palestineze që po përballet me krizë të rëndë humanitare. Anija “Madleen”, pjesë e koalicionit Freedom Flotilla (FFC), u ndalua në det të hapur dhe pasagjerët u dërguan në Izrael.

Ndër të ndaluarit janë edhe aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg, aktori i serialit të famshëm “Game of Thrones” Liam Cunningham, si dhe eurodeputetja franceze Rima Hassan.

aaaaa