"Ndali luftën dhe parandaloi një Iran bërthamor", Trump propozohet për Çmimin Nobel për Paqe - Gazeta Express
string(89) "ndali-luften-dhe-parandaloi-nje-iran-berthamor-trump-propozohet-per-cmimin-nobel-per-paqe"

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 17:46

“Ndali luftën dhe parandaloi një Iran bërthamor”, Trump propozohet për Çmimin Nobel për Paqe

Lajme

Gazeta Express

24/06/2025 17:46

Një ligjvënës në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së ka propozuar presidentin Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe, pas ndërmjetësimit të tij në marrëveshjen për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit.

Ky propozim është shpërndarë nga vetë Trump në Truth Social ku duket se kongresmeni republikan Buddy Carter nga Georgia i ka dërguar një letër Komitetit të Çmimit Nobel për Paqe, duke deklaruar se Trump luajti një “rol të jashtëzakonshëm dhe historik” në përfundimin e “konfliktit të armatosur mes Izraelit dhe Iranit” dhe në “parandalimin e shtetit më të madh sponsor të terrorizmit që të sigurojë armën më vdekjeprurëse në planet.”

Kujtojmë se Trump njoftoi përfundimin e të ashtuquajturës “Lufta 12-ditore” të hënën pasdite, duke shpallur se një armëpushim do të hynte në fuqi gjatë natës së të martës, megjithatë, ai u tregua i ashpër me thyerjen e armëpushimit, duke bërë që të dyja vendet më në fund të bien dakord të ndalin sulmet.

Sa i përket Carter, kjo nuk është nisma e parë që ai ka ndërmarrë në favor të Trump, më herët kishte paraqitur një projektligj të pazakontë për të riemërtuar Grenlandën në “Red, White, ose Blueland” pas interesimit të shprehur nga Trump për të blerë territorin danez.

Veç kësaj, Carter ka hartuar gjithashtu një projektligj që synon t’i japë Trump-it kompetenca për të shitur një ndërtesë federale në Kaliforni, e cila aktualisht mban emrin e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, demokrate nga Kalifornia.