Kosova është ndalur në çerekfinale të Kampionatit Europian të Counter-Strike që po mbahet në Prishtinë.
Ekipi kosovar pësoi 2:0 nga Lituania në çerekfinale në një ndeshje shumë të ngushtë, shkruan Gazeta Express.
Në map-in “Anubis”, Kosova e nisi mjaft mirë, duke i fituar katë raundet e para, por që më pas u mposhtën 13:10.
Në “Ancient” Kosova ishte tërë kohën në avantazh, por nuk arriti ta mbyllte ndeshjen, ndonëse kishte dy map points.
E në vazhdime, Lituania u tregua më e mirë, duke shënuar fitore 16:14.