Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni - Gazeta Express
string(71) "ndalet-endrra-e-boterorit-per-shqiperine-kuqezinjte-permbysen-ne-poloni"

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 22:47

Ndalet ëndrra e Botërorit për Shqipërinë, Kuqezinjtë “përmbysen” në Poloni

Futboll

Gazeta Express

26/03/2026 22:47

Ka marrë fund ëndrra e kombëtares së Shqipërisë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026.

Kombëtarja shqiptare u përmbysë nga Polonia, pasi ishte në avantazh gjatë pjesës së parë.

Ndeshja u mbyll 2-1 në të mirë të polakëve, me Poloninë që avancon në finalen e “play-offit” të rrugëtimit B.

Shqipëria shënoi e para, në minutën e 43-të, me anë të Arbër Hoxhës.

Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën, Polonia e mori epërsinë me anë të dy golave brenda dhjetë minutave.

Fillimisht, Robert Lewandowski shënoi për 1-1, me një gol nga një krosim prej goditjes së këndit.

Ai shënoi në minutën e 63-të.

Në minutën e 73-të, Piotr Zielinski shënoi për 2-1.

Polonia do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Suedisë, e cila e mposhti Ukrainën 3-1./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement