Klubi i La Ligas, Athletic Club, ka marrë të premten një lajm shumë të mirë në nivel drejtues.
Bëhet fjalë për konfirmimin se klubi bask do të lejohet të regjistrojë lojtarë të rinj në vazhdim, shkruan “Gazeta Express”.
Situata e Athletic kishte qenë në qendër të mediave spanjolle ditët e fundit, pasi “Los Leones” u goditën me një ndalim transferimesh nga FIFA.
Për shkak të asaj që u përshkrua si “shkelje të ndryshme” nga drejtuesit në “San Mamés”, qeveria botërore e futbollit i kishte njoftuar Athletic Club se nuk do të lejohej të regjistronte asnjë transferim të ri deri në janar të vitit 2028.
Megjithatë, siç u përmend më lart, vetëm pak ditë më vonë, ndalimi është hequr.
Sipas një raportimi të “El Chiringuito TV”: “FIFA i ka konfirmuar Athletic Club se ka përmbushur kërkesat për t’u hequr nga ‘lista e zezë’. Ai do të zhduket nga kjo listë brenda 5 ditësh”./GazetaExpress/