Ndahet nga jeta violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami - Gazeta Express
string(61) "ndahet-nga-jeta-violinisti-i-shquar-shqiptar-robert-papavrami"

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 21:12

Ndahet nga jeta violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami

Shqiperi

Gazeta Express

04/08/2025 21:12

Violinisti i shquar shqiptar Robert Papavrami është ndarë sot nga jeta.

Papavrami ishte pedagog i violinës i disa gjeneratave të artistëve shqiptarë dhe babai i po ashtu violinisit Tedi Papavramit.

Akademia e Shkencave ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të violinistit.

“Komisioni i Përhershëm i Arteve pranë Akademisë së Shkencave i shpreh ngushëllimet më të thella violinistit me famë botërore Tedi Papavrami, për ndarjen nga jeta të Robert Papavramit, babait dhe mësuesit të Tij. Shkolla shqiptare e violinës sot është më e varfër me këtë humbje, por ngushëllohemi që trashëgimia artistike që Ai la pas vijon në lartësi të reja, kjo falë arritjeve Tuaja, i dashur Tedi. Të rroni e ta kujtoni!”, shkruan Akademia e Shkencave.