Futbolli Amerikan vajton për vdekjen e një prej miteve të tij.
Don Shula, trajneri më i suksesshëm në historinë e NFL-së, ndërroi jetë në moshën 90-vjeçare.
Njoftimin për largimin nga kjo jetë të Don Shulas e dha Miami Dolphins, skuadër tek e cila ishte simboli i padiskutueshëm.
Trajneri kishte dalë në pension në fund të sezonit 1995 dhe numëronte 347 fitore, 173 humbje dhe 6 barazime.
Ai ishte bërë pjesë e “Pro Football Hall of Fame” në vitin 1997.
“Ai ka qenë një sundimtar i Miami Dolphins për 50 vjet,” shkruhet në njoftim.
Shula u bë trajneri i vetëm që drejtoi një ekip të NFL në sezonin e përsosur. Në vitin 1972, fitoi me Dolphins Super Boël 17-0.
Ai mori pjesë në gjashtë edicione të Super Bowl, duke fituar dy.