Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Nasho Jorgaqi - Gazeta Express
string(58) "ndahet-nga-jeta-shkrimtari-i-njohur-shqiptar-nasho-jorgaqi"

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2022 20:14

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Nasho Jorgaqi

Shqiperi

Gazeta Express

25/08/2022 20:14

Shkrimtari i njohur, Nasho Jorgaqi është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. Lajmi është bëri i ditur nga nipi i tij.

Jorgaqi është autor botimesh letrare, skenarësh filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: “Dashuria e Mimozës”,” Ëndrra dhe plagë”, “Tomka”, “Antologji e mendimit estetik shqiptar”, “Larg dhe afër”, “Mërgata e qyqeve”, “Estetika e fjalës shqipe”, “Portrete dhe gjurmime” etj. Ai është shterues i gjthë veprimtarisë letrare te Nolit me veprën madhore, shumëvëllimshe, “Udhëtim me Fan Nolin”.

Nasho Jorgaqi lindi në vitin 1931 në Fier. Sipas dokumenteve, Jorgaqi u rekrutua si informator nga Sigurimi i Shtetit më 10 janar 1955 me nofkën “Dragoi”, për pesë vjet qe “polic” i studentëve dhe rretheve letrare që shfaqnin pikëpamje “dekadente, reaksionare e pesimiste”, në varësi të seksionit të tretë të Drejtorisë së Punëve të Brendshme. Spiunimet e para ishin kundër Kadrie Kadaresë dhe Robert Shvarcit në Institutin Pedagogjik 2 vjeçar “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë. Më pas u drejtua nga ndërmarrja e botimeve, ndërsa më 1960 kaloi në varësi të Degës së 12-të të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, e cila mbulonte legatat e huaja në Tiranë. Më 13 tetor 1961 nga informator u bë agjent.

/Gazeta Express