Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani - Gazeta Express
string(85) "ndahet-nga-jeta-ne-moshen-54-vjecare-ish-deputeti-i-partise-socialiste-andis-harasani"

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2025 21:13

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Andis Harasani

Shqiperi

Gazeta Express

09/03/2025 21:13

Andis Harasani, ish-drejtori i KESH dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste për 2 legjislatura është ndarë nga jeta në moshën 54- vjeçare.

Harasani ka humbur jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë, prej së cilës kishte 2 vjet që vuante.

Lajmin e ka ndarë në rrjete sociale një mik i tij Agim Muco, i cili shkruan se Andis Harasanin e ka pasur edhe student.

“Para pak minutash u njoftova se u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë, Andis Harasani. Andisin e kam njohur kur e kisha student në Fakultetin Ekonomik. Ishte vërtetë një student inteligjent. Më pas punuam bashkë te Deloitte&Touche Tirana. Ishte një tirons i omël por dhe djal i zoti”, shkruan ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement