Ndahet nga jeta në moshën 104 vjeçare aktorja e njohur e “Gone with the Wind” - Gazeta Express
string(75) "ndahet-nga-jeta-ne-moshen-104-vjecare-aktorja-e-njohur-e-gone-with-the-wind"

Gazeta Express

27/07/2020 23:43

Ndahet nga jeta në moshën 104 vjeçare aktorja e njohur e “Gone with the Wind”

Gazeta Express

27/07/2020 23:43

Olivia de Havilland, ylli i fundit klasik i mbetur në Hollivud, ka ndërruar jetë në moshën 104 vjeç në Paris, nga shkaqe natyrore.

Lajmi është bërë i ditur nga publicistia Lisa Goldberg, e cila shprehu se aktorja e mirë njohur vdiq paqësisht nga shkaqe natyrale në shtëpinë e saj në Paris.

Lexo Edhe:

Karriera e De Havilland zgjati më shumë se 50 vjet me pothuajse 50 filma artistikë të realizuar. Olivia de Havilland ishte me origjinë irlandeze, kishte lindur në Tokio por kishte nënshtetësi amerikane dhe që prej vitit 1955 jetonte në një apartament në Paris.

Olivia Havilland ishte interpretuesja më e vjetër e mbetur gjallë që kishte fituar një Oscar dhe aktorja e fundit që mbijetoi nga ‘Gone with the Wind’.

De Havilland u nominuar pesë herë për çmimin Oskar dhe u shpall dy herë fituese e ‘Academy Award for Best Actress‘, fillimisht në 1947 me ‘To Each His Own’ dhe në vitin 1950 me ‘The Heiress’, ku spikati me rolet e saj.