Ndahet nga jeta ish-Myftiu i Beratit, njeriu që hapi në vitin 1990 dyert e mbyllura të Xhamisë - Gazeta Express
string(93) "ndahet-nga-jeta-ish-myftiu-i-beratit-njeriu-qe-hapi-ne-vitin-1990-dyert-e-mbyllura-te-xhamise"

Shqiperi

Gazeta Express

22/02/2022 14:38

Ndahet nga jeta ish-Myftiu i Beratit, njeriu që hapi në vitin 1990 dyert e mbyllura të Xhamisë

Shqiperi

Gazeta Express

22/02/2022 14:38

Një lajm i trishtë ka pikëlluar sot zemrat e qytetarëve beratas dhe gjithë besimtarëve myslimanë, ndarja nga jeta e ish-Myftiut të Beratit, Murat Dura në moshën 79-vjeccare. Njeriu fisnik e me vlera të rralla, që në vitin 1990 hapi dyert e Xhamisë së Beratit, pas mbylljes së tyre nga komunizmi.

Ai punoi 27 vite me radhë në Myftininë e Beratit, 14 vite si Imam dhe 13 vite si Myfti dhe gjithmonë ka ngritur zërin për bashkëjetesën fetare dhe paqen mes njerëzve.

Dura gëzonte respektin dhe mirënjohjen e të gjithë beratasve pasi ishte jo vetëm një njeri i thjeshtë, me vlera dhe i dashur me të gjithë, por edhe një burrë “babaxhan” që ndihmonte njerëzit në nevojë dhe fëmijët jetim. 79-vjeçari Murat Dura u prek pak kohë më parë nga Covid-19, por edhe pse mori mjekimin e nevojshëm, sëmundja agravoi dhe ai nuk mundi dot ta fitonte betejën me të.

Ndarja nga jeta e ish-Myftiut Murat Dura shënoi edhe një “ditë zie” për Myftininë e Beratit, që mbylli dyert e saj ditën e sotme, në shenjë respekti e mirënjohje për veprën fisnike të tij. Të shumta kanë qenë edhe mesazhet e ngushëllimit për familjen Dura nga familjarë, miq, të afërm e qytetarë beratas në rrjetet sociale. U prehsh në paqe e xhenet Murat Dura.

foto galeri
foto galeri
foto galeri