Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf! Politika shpreh ngushëllime - Gazeta Express
string(90) "ndahet-nga-jeta-ish-ambasadori-gjerman-ne-tirane-peter-zingraf-politika-shpreh-ngushellime"

Ndahet nga jeta ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf! Politika shpreh ngushëllime

Shqiperi

Gazeta Express

23/05/2024 18:29

Ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf  është ndarë nga jeta.

Lajmin e bëri të ditur Ambasada gjermane në Shqipëri.

Lexo Edhe:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e kolegut tonë të vyer Peter Zingraf. Peter Zingraf, Ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë. Humbja e tij e papritur na ka tronditur të gjithëve. Peter Zingraf do të mbahet mend si një person miqësor, me humor dhe gjithmonë i afrueshëm dhe si një koleg dhe mik i madh”, shkruan ambasada.

Peter Zingraf, ambasadori gjerman në Tiranë nga viti 2019 deri në vitin 2023, ka ndërruar jetë më 20 maj 2024 pas një sëmundjeje të shkurtër por të rëndë, bën të ditur Ambasada gjermane.

Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllime politika shqiptare.

 “Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Peter Zingraf, ish-ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, një mik i mirë i Shqipërisë dhe një zyrtar i përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe rrugëtimit evropian të Shqipërisë. Emri i Peter Zingraf do të jetë pjesë e panteonit të miqve të Shqipërisë që punuan për Shqipërinë Evropiane. Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës, i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes, kolegëve dhe popullit gjerman për këtë humbje të madhe. U prehtë në paqen e Zotit!”, thotë në mesazhin e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Edhe Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-ambasadorit të Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Ambasadorit të Gjermanisë, Peter Zingraf. Mirënjohje për kontributin e tij të vyer në dobi të zhvillimit dhe forcimit të marrëdhënieve në të gjitha fushat me Gjermaninë, për përshpejtimin e procesit të integrimit të plotë të vendit tonë në BE, si dhe për angazhimin e palodhur për forcimin e demokracisë funksionale, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies në Shqipëri”, theksoi Meta në një mesazh.

“Do të ruaj kujtimet dhe vlerësimet më të mira për periudhën që bashkëpunuam së bashku! Ngushëllime familjes, kolegëve të Ambasadës gjermane Tiranë, si dhe autoriteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, mike dhe partnere strategjike!”, nënvizon Meta.