Ndahet nga jeta Haxhi Konstantini, Selmanaj: Nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova - Gazeta Express
string(128) "ndahet-nga-jeta-haxhi-konstantini-selmanaj-nuk-dilte-nga-zyra-pa-ritualin-e-tij-te-lutjeve-prane-portretit-te-presidentit-rugova"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 19:32

Ndahet nga jeta Haxhi Konstantini, Selmanaj: Nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 19:32

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton për ndarjen  nga jeta të veprimtarit, Haxhi Ali Konstantini.

Selmanaj shkruan se “Z. Konstantini ishte një njeri i veçantë, i cili rregullisht vizitonte zyret tona të LDK-së në Prizren dhe nuk dilte nga zyra pa ritualin e tij të lutjeve pranë portretit të Presidentit Rugova”.

“Z. Konstantini do të kujtohet gjithmonë për virtytet e tij dhe angazhimin e madh për LDK-në”, shkruan tutje Selmanaj.

“Haxhi Ali Konstantini do t’i mungojë familjes, miqve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Prizrenit. Qoftë i përhershëm kujtimi për të”, shprehet ai.