Pikërisht në Ditën Botërore të Teatrove, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër 2024.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit ia ndau kostumografes Samka Ferri.
Çmimin për Shfaqjen më të Mirë e mori “Martesa”, ndërsa për regjinë më të mirë u shpërblye shfaqja “Djali” e Erson Zymberit.
Shpëtim Selmani e fitoi çmimin Aktori më i Mirë.
Për Prezantim Ndërkombëtar të Suksesshëm fitues u shpall Qendra “Multimedia” me shfaqjen “The Handke Project”.
Pjesë e jurisë ishin Alban Beqiraj, Agon Myftari, Aurita Agushi, Xhevdet Doda dhe Blerta Surroi.



Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...