Ndahen çmimet për dramën shqipe ‘Katarina Josipi’ - Gazeta Express
string(47) "ndahen-cmimet-per-dramen-shqipe-katarina-josipi"

Gazeta Express

14/07/2020 11:11

Ndahen çmimet për dramën shqipe ‘Katarina Josipi’

Gazeta Express

14/07/2020 11:11

Ministria e Kulturë ka ndarë çmimet për dramën shqipe ‘Katarina Josipi’

Dramaturgu Osman Goranci ka fituar Çmimin e parë të Konkursit të dramës origjinale shqipe “Katarina Josipi” për 2019, që ndahet nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Këtë çmimi Goranci e mori për komedinë “Gratë dhe Napoloni”.  

Lexo Edhe:

Çmimi i dytë i këtij konkursi i takoi Ibush Arifi për dramën “Lufta e gruas”. Kurse vendi i tretë shkoi për dramë “Sose”, autori i të cilës nuk është lajmëruar për ta tërhequr çmimin. 

Ministrja Dumoshi gjatë dorëzimit të çimeve u ka premtuar dramaturgëve kosovarë mbështetje për avancimin dhe promovimin vlerave kombëtare të dramaturgjisë. 

“Vendi ynë ka prodhuar shumë shkrimtarë të mirë dhe të suksesshëm dhe kjo traditë duhet të vazhdohet e të mbështetet fuqishëm ashtu që të jemi konkurrent me të tjerët dhe për t’u prezantuar sa më mirë edhe në Rajon si dhe në Evropë dhe Botë”, citohet të ketë thënë ministrja Dumoshi gjatë takimit. 

 Vendimet për çmime e konkursit “Katarina Josipi”, ministrja Dumoshi i ndau në bazë të vlerësimeve të Jurisë profesionale në përbërje të:  Ekrem Kryeziu – kryesues, Getoarbë Mullqi, Vlorë Nikçi, Ardian Morina dhe Jehona Shyti – anëtarë.