Ndahen 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë - Gazeta Express
string(58) "ndahen-6-milione-euro-shtese-per-rrugen-prishtine-podujeve"

Ndahen 6 milionë euro shtesë për rrugën Prishtinë-Podujevë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 11:17

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot edhe 6 milionë euro për ndërtimin e rrugës Prishtinë–Podujevë.

Vendimi është marrë me kërkesë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lexo Edhe:

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se rruga ka qenë nevojë e kamotshme e trevës së Llapit për t’u lidhur me kryeqytetin sa më shpejtë.

Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati tha se parashikimi është që deri në fund të vitit nevojitet kjo shumë e parave.

“Kemi parë dinamik të shtuar në Ministrinë e Mjedisit, dhe parashikimi është që deri në fund të vitit nevojiten edhe 6 milionë euro të tjera. Si rezultat propozojmë që këto mjete të ndahen dhe të merren nga kontigjencat për shpenzime kapitale”, deklaroi ministri Murati./Express