NBA: Raptors fitore dramatike kundër Celtics, e barazojnë serinë në 6-6 - Gazeta Express
string(69) "nba-raptors-fitore-dramatike-kunder-celtics-e-barazojne-serine-ne-6-6"

Gazeta Express

10/09/2020 14:37

NBA: Raptors fitore dramatike kundër Celtics, e barazojnë serinë në 6-6

Gazeta Express

10/09/2020 14:37

Fitore karakteri për Toronto Raptors. Kampionët në fuqi të NBA nuk u dorëzuan duke triumfuar pas 2 kohëve shtesë në ndeshjen e 6-të gjysmëfinale të Lindjes ndaj Boston Celtics duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për sfidën e 7-të dhe atë të fundit.

Fitore spektakolare ajo e skuadrës së trajnerit Nurse pas dy kohëve shtesë me rezultatin 125-122.

Lexo Edhe:

Koha e rregullt përfundoi në barazim 98-98, ndërkohë që pas dy shtesave fati i buzëqeshi Torontos që falë edhe paraqitjes fantastike të Kyle Lowry-it që koleksionoi 33 pikë 8 rebound dhe 6 asiste në total ja doli të mbante gjallë shpresat për kualifikim.

Është shumë pranë finales në Perëndim Los Angeles Clippers që triumfoi edhe në ndeshjen e 4-t ndaj Denver Nuggets dhe tanimë kryeson 3-1 me ndeshje.

Kalifornianët triumfuan me rezultatin 96-85 në një ndeshje të dominuar nga Clippers sidomos në periodën e parë falë edhe klasit të Kawhi Leonard i cili e mbylli ndeshjen me 30 pikë 11 rebound dhe 9 asiste.