NBA: Mrekulli e Suns në sekondën e fundit, Clippers bien edhe në përballjen e dytë - Gazeta Express
string(80) "nba-mrekulli-e-suns-ne-sekonden-e-fundit-clippers-bien-edhe-ne-perballjen-e-dyte"

Basketboll

Gazeta Express

23/06/2021 15:00

NBA: Mrekulli e Suns në sekondën e fundit, Clippers bien edhe në përballjen e dytë

Basketboll

Gazeta Express

23/06/2021 15:00

Phoenix Suns bëjnë një tjetër hap të madh drejt finales së madhe të NBA. Skuadra nga Arizona mposhti me rezultat të ngushtë 104-103 Los Angeles Clippers dhe tashmë kryeson serinë me rezultatin 2-0.

Gjithçka u vendos në një aksion, në atë të fundit, para se të binte sirena për përfundimin e takimit. Kalifornianët ishin në epërsi të vetëm një pike, 103-102, shumë pranë barazimit të serisë. Topi ishtë në duart e Jae Crowder, kur kishte mbetur më pak se një sekondë lojë. 30-vjeçari e hedh topin drejt koshit, ku Deandre Ayton fluturon mbi rivalët, duke e zhytur brenda.

Lexo Edhe:

U desh të kalonte një minutë që gjyqtarët e takimit të vendosnin që koshi ishte i rregullt, me fitoren që kalon nga Clippers te Suns. Kalifornianët e kanë të vështirë ta besojnë atë që ndodhi, pasi menduan se suksesi nuk mund t’u ikte nga duart. 26 pikë realizoi Paul George, por mbi koshiencën e tij rëndojnë dy gjuajtje të lira të humbura 8 sekonda para rënies së sirenës.

Clippers për herë të tretë në këtë sezon pësojnë humbje në dy përballet e para në play off dhe janë të detyruar të mos gabojnë në sfidat e radhës. Për Suns ishte një fitore thelbësore në një takim ku të zotët e shtëpisë qëndruan thuajse gjatë gjithë kohës në kryesim.

Më i miri mbi parket për skuadrën nga Arizona rezultoi Cameron Payne me 29 pikë dhe 9 asiste, ndërsa Deandre Ayrton përveçse realizoi koshin fitues, ishte kampion i “reboundeve”, me plot 14 të tillë./SS/