Finalja e NBA 2020 do të jetë mes Miami Heat dhe Los Angeles Lakers. Një sfidë virtuale bregdetare, nga Florida në Kaliforni, që do të shohë përballë njëra-tjetrës dy skuadrat që e kanë merituar plotësisht për gjithçka kanë dhënë në play off.
Pas suksesit të LeBron me shokë ndaj Denver Nuggets, Heat mposhtën 125-113 Boston Celtics, duke e mbyllur 4-2 serinë e finales së Lindjes.
Nuk ishte një fitore e lehtë për Heat, që rrezikuan ta çonin në ndeshje e shtatë serinë deri në çerekun e fundit.
Dhe do të kishte qenë e padrejtë, sepse ekipi i drejtuar nga Jimmy Butler ishte në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes. Skuadra e Miamit imponoi lojën e saj në periodën e parë, që u mbyll 33-27.
Në fund të pjesës së parë, megjithatë, vjen një shpërthim i Celtics, të cilët morën epërsinë 62-60. Loja dhe rezulati ishin të ekuilibruar deri afër mesit e periodës së fundit, më pas gjithçka foli për Heat, që e mbyllën takim me 12 pikë diferencë, 125-113.
Performacë e shkëlqyer e Adebayo, i cili realizoi plot 32 pikë dhe kontrolloi 14 topa poshtë koshit për Miamin, ndërsa për Celtics nuk mjaftuan 50 pikë në total të dyshes Brown-Tatum.
Çdo shtëpi është një hapësirë që duhet të jetë komode dhe e organizuar, për të lehtësuar jetën tonë të...