NBA: LA Lakers e fiton ndeshjen e parë finale kundër Miami Heat - Gazeta Express
string(62) "nba-la-lakers-e-fiton-ndeshjen-e-pare-finale-kunder-miami-heat"

NBA: LA Lakers e fiton ndeshjen e parë finale kundër Miami Heat

Gazeta Express

01/10/2020 11:32

Los Angeles Lakers e ka mposhtur Miami Heat në ndeshjen e parë finale në NBA, por ylli i skuadrës LeBron James thotë ekipi ka ende shumë punë për të bërë.

Anthony Davis shkëlqeu duke i shënuar 34 pikë për Lakers, ndërsa James i regjistroi 25 pikë dhe nëntë asiste, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Miami ishte i  goditur nga disa lëndime të mëdha në këtë takim, pasi munguan Goran Dragic dhe Bam Adebayo.

Jimmy Butler i shënoi 23 pikë për Heat.   

Lakers janë favorit për ta fituar titullin e 17-të të kampionit në NBA dhe të parin 10 vjet pas paraqitjes së fundit në finale.

James tha pas ndeshjes: “Ende nuk e kemi kryer punën. Nuk jemi të kënaqur që e kemi fituar një lojë”./Gazeta Express/