NBA: Hawks triumfojnë pa Trae Young, Antetokounmpo tremb Bucks - Gazeta Express

Basketboll

Gazeta Express

30/06/2021 13:20

NBA: Hawks triumfojnë pa Trae Young, Antetokounmpo tremb Bucks

Basketboll

Gazeta Express

30/06/2021 13:20

Atlanta Hawks vazhdojnë të surprizojnë në fazën play off të NBA. Skuadra nga Georgia triufmoi 110–88 ndaj Millwaukee Bucks në sfidën e katërt të Serisë finale të Konferencës së Lindjes, duke barazuar rezultatin 2-2.

Një sukses i madh për Hawks pavarësisht mungesës së “yllit” të kësaj skuadre, Trae Young, për shkak të dëmtimit të kaviljes në takimin paraardhës, ndërsa Bucks dridhen nga gjendja e Giannis Antetokounmpos, i cili lëndoi rëndë gjurin në mesin e periodës e tretë, duke qëndruar i shtrirë mbi parket mes dhimbjesh.

Lexo Edhe:

Diagnoza e paraprake sugjeron zgjatje të ligamentit të gjurit, me Bucks që mbajnë frymën për të kuptuar nëse basketbollisti më i mirë i skuadrës do të mund të jetë i pranishëm në sfidat e ardhshme.

Takimi tjetër tashmë zhvendoset në “Fiserv Forum” të Millwaukee-t, përplasje që premton të jetë e nxehtë, pse jo dhe vendimtare për fatin e serisë finale të Lindjes.

Sa i përklet ecurisë së kësaj përballjeje, pikërisht pas dëmtimit të Antetokounmpos Hawks regjistruan një rezultat të pjesshëm 12-0, duke shkuar +20 pikë dhe vrarë përfundimisht ndeshjen, pasi Bucks nuk kishin forcë për të reaguar në periodën e fundit.

Në mungesë të Trae Young, startues ishte Lou Williams, që rezultoi shënuesi më i mirë për Hawks me 21 pikë, ndërsa Bogdan Bogdanovic shtoi 20 pikë të tjera.

Giannis Antetokounmpo kishte luajtur një pjesë të parë të keqe me vetëm gjashtë pikë të shënuara, por kishte ndryshuar ritmin në minutat e para të periodës së tretë, duke realizuar menjëherë 8 pikë para dëmtimit. Për Bucks numër dyshifror pikësh arritën vetëm Jrue Holiday (19) dhe Khris Middleton (15)./SuperSport/