NBA: Harden dhe Westbrook mposhtin Mavericks, shkëlqen Giannis - Gazeta Express
string(60) "nba-harden-dhe-westbrook-mposhtin-mavericks-shkelqen-giannis"

NBA: Harden dhe Westbrook mposhtin Mavericks, shkëlqen Giannis

Gazeta Express

01/08/2020 8:37

Dita e dytë e ndeshjeve pas rinisjes së sezonit të NBA i solli disa përballje interesante, ku shkëlqyen veçanërisht dyshja e Houston Rockets, James Harden dhe Russell Westbrook, dhe ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.

Dallas Mavericks 149 – 153 Houston Rockets

Lexo Edhe:

James Harden i shënoi 49 pikë, Russell Westbrook i shtoi 31 pikë dhe 11 kërcime dhe Houston Rockets arriti kështu ta përmbysë rezultatin nga deficiti prej 14 pikësh dhe mori fitore në çerek shtesë me rezultat 153:149 kundër Dallas Mavericks, transmeton Gazeta Express.

Best Of Buckets From Rockets & Mavericks High-Scoring OT Thriller!

Check out the BEST buckets from the Rockets & Mavericks offensive duel, which ended up with a combined to score of 302 PTS! Houston won 153-149 over Dallas i…

Rockets arritën ta marrin fitoren e dytë nga tri përballjet e zhvilluara këtë sezon kundër Mavericks, falë mbrojtjes mbresëlënëse gjatë çerekut të katërt.

Luka Doncic e regjistroi “triple-double” të 15-të këtij sezoni me 28 pikët, 13 kërcimet dhe 10 asistet e tij, ndërsa Kristaps Porzingis shkëleu me 39 pikë dhe 16 kërcime – por megjithatë këto s’i mjaftuan Mavericks kundër Rockets.

Luka Makes NBA HISTORY With His 15th Triple-Double This Season!

Luka Doncic made NBA HISTORY tonight by recording his 15th triple-double of the season with 28 PTS, 13 REB & 10 AST! With 15 triple-doubles this season, Luka…

Milwaukee Bucks 119 – 112 Boston Celtics

Giannis Antetokounmo e mbylli ndeshjen me 36 pikë dhe 15 kërcime për t’ia siguruar Bucks fitoren kundër Bucks në ndeshjen e parë të skuadrës që nga rinisja e sezonit.

Ky “Double-double” i yllit grek ishte i 19-ti radhazi për të, duke e barazuar kështu ecurinë më të gjatë të këtij rekordi në NBA këtë sezon, të cilin e kishte vendosur vetë nga 24 tetori deri më 29 nëntor.

Giannis Records HUGE Double-Double To Guide Bucks To W!

Giannis propels the Bucks behind his 36 PTS, 15 REB & 7 AST in their first game back! #WholeNewGame Subscribe to the NBA: https://on.nba.com/2JX5gSN Full Gam…

Portland Trail Blazers 140 – 135 Memphis Grizzlies

CJ McCollum i shënoi 33 pikë e Damian Lillard 29 për t’ia dhënë Portland Trail Blazers fitoren në çerek shtesë kundër Grizzlies, te të cilët më i miri ishte rookie Ja Morant me 22 pikë të shënuara.

Melo, Dame & CJ Combine For 83 PTS!

Relive the OT THRILLER between the Grizzlies and Trail Blazers! Carmelo Anthony, Damian Lillard & CJ McCollum combine for 83 PTS in the W! Subscribe to the N…

Orlando Magic 128 – 118 Brooklyn Nets

Orlando e shndërroi ndeshjen nga një ndeshje me rezultat të afërt në një ndeshje të dominuar nga ta duke shkuar në një ecuri prej nëntë pikëve radhazi vonë në çerekun e dytë, për ta siguruar një fitore kundër Brooklyn që mund të rezultojë vendimtare për një vend në play-offs.

Phoenix Suns 125 – 112 Washington Wizards

Cameron Johnson dhe Devin Booker bashkëpunuan për t’i shënuar 18 pikë në çerekun e parë, duke i ndihmuar kështu Phoenix të ecë drejt një fitoreje kundër Washingtonit.

San Antonio Spurs 129 – 120 Sacramento Kings

DeMar DeRozan i shënoi 29 pikë – 27 prej të cilave gjatë pjesës së dytë – dhe ndihmoi me dhjetë asiste duke i ndihmuar kështu Spurs të fitojnë kundër Kings. /Gazeta Express/

DeMar DeRozan GOES OFF For 27 PTS (10-13 FGM) & 10 AST!

DeMar DeRozan scores 27 PTS (10-13 FGM) and hands out 10 AST to lead the Spurs to victory! #WholeNewGame Subscribe to the NBA: https://on.nba.com/2JX5gSN Ful…