NBA: Giannis shkëlqen në fitoren e Bucks - Gazeta Express
string(39) "nba-giannis-shkelqen-ne-fitoren-e-bucks"

Gazeta Express

29/02/2020 14:44

NBA: Giannis shkëlqen në fitoren e Bucks

Gazeta Express

29/02/2020 14:44

Milwaukee Bucks vazhdon të shkëlqejë në këtë sezon të NBA. Skuadra nga Winconsin regjistroi fitoren e 19-të në 21 takimet e fundit pasi mposhti lehtësisht me rezultatin 133-86 Oklahoma City Thunder.

Giannis Antetokounmpo me 32 pikë 13 rebound dhe 6 asiste ishte padiskutim heroi i Milwaukee që falë këtij suksesi të thellë me 47 pikë diferencë e çoi në 51 numrin e fitoreve në 59 takime të luajtura në total.

Lexo Edhe:

Shumë të thjeshtë e kishte edhe Los Angeles Clippers ndaj Denver Nuggets. Në Staples Center skuadra kaliforniane triumfoi me shifrat e thella 132-103.

Paul George me 24 pikë ishte ai që spikati më shumë të Clippers ndërkohë që skuadra nga Los Angelesi falë këtij suksesi parakaloi pikërisht Denverin në renditjen e konferencës së Perëndimit duke u ngjitur në vendin e 2-të.

Pësoi humbjen e 2-të rresht dhe të 5-ën në 5 ndeshjet e fundit, Toronto Raptors që u mposht  brenda në Kanada nga Charlotte Hornets me rezultatin 99-96.

24 pikët e kameruanasit Pascal Siakam dhe 22 të tjera të realizuara nga Norma Poëell ishin të pamjaftueshme për Raptors.

U rikthye te suksesi Miami Heat që në American Airlines Arena në Florida kaloi me rezultatin 126-118 Dallas Mavericks. Jimmy Butler me 26 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë i Miamit në këtë sfidë ndërkohë që Dallasit nuk i mjaftuan 37 pikët e Curry-it dhe 24 të letonezit Porzingis. /SS/