NBA: Embiid shpërthen ndaj Hawks, Donovan Mitchell fantastik për Jazz - Gazeta Express
string(67) "nba-embiid-shperthen-ndaj-hawks-donovan-mitchell-fantastik-per-jazz"

NBA: Embiid shpërthen ndaj Hawks, Donovan Mitchell fantastik për Jazz

Basketboll

Gazeta Express

09/06/2021 13:55

Philadelphia 76ers nuk gabon dy herë rresht në “Wells Fargo Center” përballë Atlanta Hawks, duke e mposhtur skuadrën nga Georgia 118-102, me rezultatin e serisë që barazohet 1-1.

76ers kryesuan gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa shkëputjen vendimtare e krijuan në periodën e tretë falë një Joel Embiid që u shfaq në versionin e tij më të mirë me 40 pikë dhe 13 “rebound”. 22 pikë shtoi Tobias Harris dhe 21 Seth Curry. Për Hawks nuk mjaftuan Trae Young dhe Danilo Gallinari, me nga 21 pikë secili, dhe Kevin Huerter me 20 pikë.

Lexo Edhe:

E pasigurt, e bukur dhe shumë e luftuar sfida që hapi serinë e gjysmëfinales së Perëndimit mes Utah Jazz dhe Los Angeles Clippers, e mbyllur 112-109 në favor të skuadrës me bazë në Salt Lake City.

Në “Vivint Smart Home Arena” vendësit krijuan një avantazh prej 13 pikësh në fund të pjesës së parë, por u arritën në periodën e tretë, me përballjen që u bë edhe më emocionuese. Në fund protagonist i madh i takimit u shfaq Donovan Mitchell, autor i 45 pikëve në thuajse 37 minuta në parket.

Për t’u shënuar edhe 36 pikë në total, nga 18 secili, nga Bojan Bogdanovic dhe Jordan Clarkson, ndërsa në radhët e Clippers num mjaftoi një Kawhi Leonard që realizoi 23 pikë, apo 20 pikët dhe 10 “rebound” të Paul George.