NBA, Clippers rikthehen në garë në finalet e Perëndimit - Gazeta Express
string(54) "nba-clippers-rikthehen-ne-gare-ne-finalet-e-perendimit"

Sport

Gazeta Express

25/06/2021 14:13

NBA, Clippers rikthehen në garë në finalet e Perëndimit

Sport

Gazeta Express

25/06/2021 14:13

Në sfidën e tyre të parë në shtëpi në këto finale të Konferencës së NBA, Clippers rihapin serinë në Perëndim, duke reduktuar në 2-1 rezultatin me Phoenix falë suksesit 106-92 në “Staples Center”. Paraqitje e shkëlqyer në garën e tretë për Paol George, autor i 27 pikëve, 15 rikuperimeve dhe 8 asisteve, i mbështetur edhe nga pjesa tjetër e skuadrës.

Rikthimi i Chris Paul ndërkohë koicidon me knock-outin e parë të serisë për Suns që mposhten pas 9 fitoresh radhazi, në një mbrëmje ku ju shkoi keq me gjuajtjet në kosh.

Lexo Edhe:

Duke qenë se ishin në disavantazh 2-0 në serinë e finaleve të Perëndimit, Clippers e dinin se duhej të fitonin me çdo kusht, por të mos e lënë tu shpëtonte nga duart para kohe lufta për kualifikimin në Finalet e NBA, dhe kështu bënë. Për skuadrën nga Los Angeles bëhet fjalë për suksesin e parë historik në një finale Konference.

Në fillim të dy skuadrat bënë të tyren nga një periodë për kokë, pastaj Los Angelos Clippers bënë shkëputjen vendimtare në periodën e tretë që e fituan 34-21 dhe ku regjistruar edhe një rezultat të pjesshëm 21-3, ndërkohë që edhe reagimi i Suns me një 12-0 nuk ja doli të sillte ekuilibrin për miqtë.

Gjithcka në mbrëmjen e rikthimit të shumëpritur në parket të Chris Paul pas ndalesës së detyruar prej 9 ditësh që u imponua nga protokolli anti-Covid. Play maker-i me eksperiencë bëri detyrën e tij, duke realizuar 15 pikë dhe 12 asiste teksa arriti edhe kuotën e 1000 pasimeve vendimtare në karrierë, por ai që tradhtoi pritshmëritë ishte Devin Booker, që i kushtëzuar nga maska në fytyrë pas një përplasjeje në ndeshjen e parë, e mbylli me 15 pikë dhe një përqindje të varfër në realizim, vetëm 5/21 goditjet në fushë dhe vetëm 1/7 në tentativat për tre.

Nuk mjaftoi kështu as kontributi i Deandre Ayton, që bëri 18 pikë dhe 9 rikuperime. Clippers ishin më të fortë se mungesa e Kawhi Leonard, dhe më konseguentë gjatë një ndeshje gjithsesi të ekuilibruar dhe që u vendos nga të zotët e shtëpisë vetëm në periodën pas pushimit mes pjesëve.

MVP është Paul George, autor i 27 pikëve, 15 rikuperimeve dhe 8 asisteve edhe pse nuk gjuajti shumë mirë nga fusha (9/26) por duke qenë shumë pranë perfeksionit në trepikësha ku realizoi 6/7 tentativa. Ishte i shkëlqyer edhe kontributi i Reggie Jackson, 23 pikë ,3 asiste dhe 2 rikuperime, një tjetër ndeshje e madhe për numrin 1 të Los Angeles. /SS/