NBA: Bucks nuk ndalen as në Toronto, LeBron shkëlqen në fitoren e Lakers - Gazeta Express
string(70) "nba-bucks-nuk-ndalen-as-ne-toronto-lebron-shkelqen-ne-fitoren-e-lakers"

Gazeta Express

26/02/2020 12:58

NBA: Bucks nuk ndalen as në Toronto, LeBron shkëlqen në fitoren e Lakers

Gazeta Express

26/02/2020 12:58

Oklahoma City Thunder rrezikuan të shpërdoronin një avantazh prej 24 pikësh të krijuar ne mesin e periodës së dytë përballë Chicago Bulls në takimin e luajtur në “United Center”, ku fituesi (Thunder) u përcaktua mes drithërimash në sekondat e fundit me rezultatin 122-124. Nuk mjaftuan për vendësit LaVine dhe White, që shënuan respektivisht 41 dhe 35 pikë, ndërsa në radhët së Thunder spikati italiani Danilo Gallinari me 24 pikë.

Fitore me peshë e Milwaukee Bucks kryesuesve të Konferencës së Lindjes në parketin e Toronto Raptors (rivalët më të afërt) me rezultatin 97-108. Një sfidë e ekuilibruar gjatë gjithë pjesës së parë, me Raptors që shkuan madje +12 pikë, por një rezultat i pjesshëm 19-34 për Bucks në periodën e tretë ktheu rezultatin. “Double Double” i Giannis Antetokounmpos, i cili e mbylli takimin me 18 pikë, 17 “rebound” dhe 8 asiste, ndërsa Midleton spikati me 22 pikë. Po 22 pikë realizoi edhe Siakam për Raptors.

Lexo Edhe:

Fitore në transfertë edhe për Boston Celtics, që iu imponuan 106-118 Portland Trail Blazers. Një ndeshje që u dominua gjatë gjithë kohës nga “të blertët”, të udhëhequr nga Jayson Tatum, autor i 36 pikëve. Për Blazers më i miri mbi parket rezultoi McCollum me “double double”: 28 pikë e 10 asiste, transmeton Supersport.

Los Angeles Lakers bënë detyrën në “Staples Center” përballë New Orleans Pelicans me rezultatin 118-109. I papërmbajtshëm LeBron James me 40 pikë, 8 “rebound” dhe 6 asiste, ndërsa për Pelicans nuk mundi të bënte më shumë dyshja Ingram-Willimason me 63 pikë në total (respektivisht 34 dhe 29 pikë).

Rezultatet:

Indiana Pacers-Charlotte Hornets 119-80

Toronto Raptors-Milwaukee Bucks 97-108

Chicago Bulls-Oklahoma City Thunder 122-124

Denver Nuggets-Detroit Pistons 115-98

Los Angeles Lakers-New Orleans Pelicans 118-109

Portland Trail Blazers-Boston Celtics 106-118

Golden State Warriors-Sacramento Kings 94-112