NBA/ Barazohet sërish seria finale, Curry shkëlqen në fitoren e Golden State ndaj Bostonit - Gazeta Express
string(88) "nba-barazohet-serish-seria-finale-curry-shkelqen-ne-fitoren-e-golden-state-ndaj-bostonit"

NBA/ Barazohet sërish seria finale, Curry shkëlqen në fitoren e Golden State ndaj Bostonit

Sport

Gazeta Express

11/06/2022 10:05

Është barazuar sërish seria finale në NBA, pasi Golden State Warriors ka regjistruar fitoren e dytë ndaj Boston Celtics.

Ndeshja e zhvilluar në “TD Garden” përfundoi me rezultatin 107:97, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Stephen Curry shkëlqeu në këtë përballje dhe ishte më meritori në fitoren e skuadrës së tij. Ai shënoi 43 pikë, teksa shtoi edhe katër asistime.

Curry u ndihmua nga Klay Thompson me 18 pikë, si dhe Andrew Wiggins me 17 sosh.

Kurse, te vendasit u dalluan Jayson Tatum me 23 pikë dhe Jaylen Brown me 21 të tjera.

Seria finale tashmë është 2:2, teksa ndeshja e pestë do të zhvillohet të hënën në “Chase Center”. /Gazeta Express/