NBA: Antetokounmpo shkëlqen, Bucks rihapin serinë ndaj Suns - Gazeta Express
string(57) "nba-antetokounmpo-shkelqen-bucks-rihapin-serine-ndaj-suns"

Basketboll

Gazeta Express

12/07/2021 13:29

NBA: Antetokounmpo shkëlqen, Bucks rihapin serinë ndaj Suns

Basketboll

Gazeta Express

12/07/2021 13:29

Milwaukee Bucks rihap serinë e finales së madhe të NBA ndaj Phoenix Suns. Në Fiservforum në Wisconsin skuadra e drejtuar nga Mike Budenholzer triumfoi lehtësisht me rezultatin 120-100 ndaj formacionit nga Arizona duke e ngushtuar në 2-1 me ndeshje serinë e përballjeve mes tyre.

Vetëm në periodën e parë Phoenix ishte më lartë se Bucks duke e mbyllur në avantazhin e 3 pikëve sepse më pas sfida kishte vetëm një drejtim dhe u dominua nga Giannis Antetokounmpo me shokë. Greku ishte thjeshtë fantastik në këtë përballje duke udhëhequr Milwaukee-n me 41 pikë 13 rebound dhe 6 asiste drejt një triumfi shumë të rëndësishëm.

Lexo Edhe:

Bucks shfaqën versionin e tyre më të mirë në periodën e dytë të ndeshjes të cilën e mbyllën me një rezultat të pjesshëm 35-17 në favor dhe pikërisht ky 12-minutësh vendosi fatet e takimit. Përveç Giannis Antetokounmpo për Milwaukee u paraqitën mirë në këtë duel të tretë ndaj Phoenix edhe Jrue Holiday autor i 21 pikëve dhe Khris Middelton që shënoi 18 pikë.

Për skuadrën e trajnerit Monty Williams nuk shfaqi versionin e saj më të mirë treshja Davon Booker-Chris Paul-DeAndre Ayton. I pari e mbylli ndeshjen me vetëm 10 pikë ndërkohë që Chris Paul dhe DeAndre Ayton realizuan respektivisht 19 dhe 18 pikë. Edhe finalja e 4-t mes Bucks dhe Suns do të zhvillohet në Milwaukee me skuadrën e Mike Budenholzer që është e avantazhuar pasi deri tani diferencën në serinë mes tyre e ka bërë parketi./SS/