Nazim Taipi: Arsimi është çelësi i arritjeve të mëdha, shkollat e Tearcës do të bëhen më moderne e të digjitalizuara - Gazeta Express
string(114) "nazim-taipi-arsimi-eshte-celesi-i-arritjeve-te-medha-shkollat-e-tearces-do-te-behen-me-moderne-e-te-digjitalizuara"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 14:52

Nazim Taipi: Arsimi është çelësi i arritjeve të mëdha, shkollat e Tearcës do të bëhen më moderne e të digjitalizuara

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 14:52

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Arsimi është çelësi që hap dyert e arritjeve të mëdha. Me gjithë zemër uroj që ky vit i ri shkollor të sjellë dije, suksese dhe gëzim për secilin prej jush,” – ka shkruar Taipi.

Ai theksoi se arsimi është prioritet i programit të tij dhe paralajmëroi investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore.

“Shumë shpejt shkollat tona do të bëhen më moderne, me kushte më të mira dhe të digjitalizuara,” – shtoi kandidati për kryetar të Tearcës.

Mesazhi i tij shoqërohet me urimin për një vit të mbarë shkollor dhe me zotimin për t’u angazhuar që nxënësit e kësaj komune të kenë kushte më cilësore në rrugën e dijes.