“Natyrish që Interi mund ta transferojë Messin” - Gazeta Express

“Natyrish që Interi mund ta transferojë Messin”

Futboll

Gazeta Express

09/04/2020 9:05

Interi padyshim është në gjendje ta transferojë Lionel Messin nga Barcelona, duke i parë kapacitetet financiare dhe ambiciet e presidentit të klubit, Steven Zhang, sipas ish-mesfushorit zikaltër Benoit Cauet.

Ish-presidenti i Interit Massimo Moratti ka folur disa herë në javën e fundit për mundësinë që gjiganti italian ta blejë argjentinasin dhe dje transmetuesi argjentinas TNT raportoi se kalimi i Messit në Inter është më shumë se thjesht një tetori, transmeton Gazeta Express.

Sipas TNT-së, bisedimet mes Interit dhe përfaqësuesve të Messit janë duke u mbajtur momentalisht.

Në korrik Messi do t’i mbushë 33 vjet dhe do të jetë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, të cilës iu bashkua në vitin 2000.

“Natyrisht që Interi mund ta transferojë Messin. Pa dyshim që mund ta bëjë”, tha Cauet në një lidhje direkte në Instagram.

“Presidenti Zhang i ka kapacitetet financiare dhe ambiciet për këtë. Ai është president që mendon për gjëra të mëdha”, shtoi ai. /Gazeta Express/