Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat e përditshme familjare deri te momentet e veçanta, Natural 100% po bëhet një pjesë e pandashme e stilit të shëndetshëm të jetesës, duke sjellë freski dhe shije të pastër natyrale.
Ajo që e bën këtë histori edhe më interesante është fakti se ky brend ka kaluar kufijtë e tregut klasik të pijeve dhe ka hyrë fuqishëm edhe në farmaci. Sot, Natural 100% gjendet në një nga barnatoret më të njohura në Maqedoninë e Veriut – Zengin, si dhe në dhjetëra barnatore në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ky zhvillim tregon se Natural 100% po dëshmon edhe një herë se është më shumë sesa një markë lëngjesh – është një brend i lidhur me shëndetin, sigurinë dhe natyrën.
Natural 100% është prodhim nga Kosova dhe prodhohet nga kompania Frutex.”