NATO: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë shpejt dhe plotësisht atë për të cilën u pajtuan - Gazeta Express
string(83) "nato-kosova-dhe-serbia-ta-zbatojne-shpejt-dhe-plotesisht-ate-per-te-cilen-u-pajtuan"

NATO: Kosova dhe Serbia ta zbatojnë shpejt dhe plotësisht atë për të cilën u pajtuan

Lajme

Gazeta Express

19/03/2023 17:21

NATO e ka mirëpritur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë në orët e vona të së shtunës mbi aneksin e zbatimit të planit europian.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu i ka inkurajuar Kosovën dhe Serbinë që ta zbatojnë atë për të cilën janë pajtuar.

Lexo Edhe:

“Ne i nxisim të dyja që ta zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in.”, ka shkruar ajo në Twitter.