NATO-ja paralajmëron se Rusia do ta paguante shtrenjtë sulmin ndaj Ukrainës - Gazeta Express
string(75) "nato-ja-paralajmeron-se-rusia-do-ta-paguante-shtrenjte-sulmin-ndaj-ukraines"

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:09

NATO-ja paralajmëron se Rusia do ta paguante shtrenjtë sulmin ndaj Ukrainës

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 15:09

Rusia do të paguante çmim të lartë për çfarëdo agresioni të ri ushtarak kundër Ukrainës, paralajmëruan të martën NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara, kur zyrtarët e vendeve anëtare të aleancës u takuan për të diskutuar rreth grumbullimit të trupave ruse afër Ukrainës.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve para bisedimeve me ministrat e jashtëm të vendëve të aleancës në kryeqytetin e Letonisë, Riga, se Perëndimi tashmë ka dëshmuar se mund të përdorë sanksione ekonomike, politike e financiare kundër Moskës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Do të jetë një çmim i lartë për t’u paguar për Rusinë, nëse ata edhe një herë e përdorin forcën kundër pavarësisë së një kombi, Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Sekretari amerikan i Shtetit, Jens Stoltenberg, pritet që të deklarohet para homologëve të tij për të dhënat inteligjente të Uashingtonit për atë që po ndodh në pjesën lindore të vendeve të NATO-s dhe në Ukrainë, shtet që s’është anëtar i aleancës së fuqishme ushtarake.

“Çfarëdo veprimi eskalues nga Rusia do të ishte shqetësim i madh për Shtetet e Bashkuara dhe çfarëdo agresioni i përtërirë do të shkaktonte pasoja serioze”, deklaroi kryediplomati amerikan në një konferencë për gazetarë para takimit.