NATO konfirmoi se ka interceptuar sërish një raketë që po shkonte drejt Turqisë.
Zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart shkroi në X se Aleanca qëndron “e vendosur në gatishmërinë e saj për të mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi”.
“NATO ka interceptuar përsëri një raketë që po drejtohej drejt Turqisë. NATO qëndron e vendosur në gatishmërinë e saj për t’i mbrojtur të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi”, shkroi Hart.
NATO has again intercepted a missile heading to Türkiye. NATO stands firm in its readiness to defend all Allies against any threat
— NATO Spokesperson (@NATOpress) March 9, 2026
Ministria turke e Mbrojtjes tha pak më herët se një tjetër raketë balistike iraniane u rrëzua ndërsa hynte në hapësirën ajrore turke, siç shkroi CNN.
Raketa u neutralizua nga mbrojtja ajrore e NATO-s që operon në Mesdheun lindor, tha ministria.
Disa pjesë të raketës ranë në tokë të pabanuar në zonën e Gaziantepit, shtoi ajo.
Javën e kaluar, forcat e NATO-s në Mesdheun lindor interceptuan një raketë të dyshuar iraniane ndërsa ajo po drejtohej drejt Turqisë.