Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, diskutoi incidentet që përfshinin dronë mbi Belgjikë me Ministrin e Mbrojtjes të vendit, Theo Francken, dhe premtoi ndihmën e aleancës në adresimin e tyre, njoftoi shërbimi për shtyp i NATO-s, të mërkurën.
Ky takim erdhi pasi disa ditë më parë tre aeroportet e Belgjikës në Bruksel, Liezh dhe Charleroi – u mbyllën për rreth dy orë në mbrëmjen e 4 nëntorit, pasi mjete ajrore pa pilot u vunë re mbi hapësirën e tyre ajrore.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s foli me Ministrin belg të Mbrojtjes, Theo Francken, i cili dha një përditësim mbi pamjet e fundit të dronëve në Belgjikë. Aleatët po ofrojnë mbështetje të mirëpritur për t’iu përgjigjur sfidës”, deklaroi shërbimi për shtyp.
Ndërkohë, sipas Francken, dronë të paidentifikuar u vunë re mbi bazën ajrore Florennes, ku janë të stacionuar avionët luftarakë F-35 të SHBA-së të dorëzuar së fundmi, dhe Kleine Brogel, e cila ruan armë bërthamore taktike amerikane.
Ndërkohë, të enjten dolën raportime të reja për dronë mbi baza ushtarake.
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...