NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore - Gazeta Express
string(65) "nato-certifikon-aviacionin-civil-shqiptar-per-vlefshmerine-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 9:14

NATO certifikon Aviacionin Civil Shqiptar për vlefshmërinë ajrore

Lajme

Gazeta Express

24/07/2025 9:14

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur zyrtarisht nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke plotësuar të gjitha standardet e kërkuara nga Aleanca e Atlantikut të Veriut.

Kryeministri Rama, këtë e cilësoi një lajm të mirë për vendin dhe një dëshmi të përparimit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve ndërkombëtare në sektorin e aviacionit.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se Autoriteti i Aviacionit Civil i Shqipërisë është njohur nga NATO për Vlefshmërinë Ajrore, duke përmbushur plotësisht standardet e përcaktuara nga Aleanca e Atlantikut, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.