Natë zjarri në Bregun Perëndimor, sulmohen fshatrat palestineze - Gazeta Express
string(62) "nate-zjarri-ne-bregun-perendimor-sulmohen-fshatrat-palestineze"

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 10:15

Natë zjarri në Bregun Perëndimor, sulmohen fshatrat palestineze

Lajme

Gazeta Express

23/03/2026 10:15

Kolonët izraelitë kishin rënë dakord të mblidheshin të shtunën në mbrëmje, 21 mars.

Ata sulmuan fshatra të tëra palestineze, duke i vënë ato në zjarr dhe duke goditur banorët me justifikimin e hakmarrjes për një të ri të tyre që kishte vdekur në një aksident rrugor.

Një episod i errët dhe i diskutueshëm, që ndodhi ndërsa 18-vjeçari Yehuda Shmuel Sherman po merrte pjesë në një patrullim pranë një postblloku kolonësh në veri të Bregut Perëndimor, por, siç ka ndodhur edhe herë të tjera, ishte shkëndija që ndezi situatën.

Gjatë gjithë natës dhe edhe të dielën në mëngjes, sulmet vazhduan, ndërsa kolonët në praktikë mbetën të mbrojtur, pasi forcat izraelite nuk ndërhynë.

Ata shkatërruan disa fshatra, dogjën makina, ndezën zjarre dhe plagosën shumë palestinezë në një seri të gjatë dhune. Pamjet e shpërndara në rrjete sociale, me britma, flakë dhe njerëz që iknin në panik, sjellin ndër mend skena të rënda dhe shqetësuese.

Ushtria izraelite deklaroi se kishte ndërhyrë për të ndaluar “zjarret e qëllimshme” të kryera nga “qytetarë izraelitë kundër ndërtesave dhe pronës”, si dhe për të shpërndarë trazirat në zonë.

Megjithatë, nuk raportohen arrestime.

Agjencia palestineze Wafa raporton sulme në fshatra të ndryshëm në Bregun Perëndimor, përfshirë zona pranë Xheninit, Nablusit, si dhe në rajonet bujqësore të Masafer Yatta dhe Luginës së Jordanit.

Sipas aktivistit palestinez Mustafa Barghouti, kolonët kanë djegur shtëpi dhe automjete, kanë thyer dritare dhe kanë sulmuar banorët që përpiqeshin të përballonin flakët. Në disa raste, ata kanë përdorur edhe sprej djegës dhe kanë qëlluar me gurë automjetet palestineze në disa zona, duke shkaktuar dëme të shumta materiale dhe plagosje.

Sipas organizatave ndërkombëtare dhe raportimeve të ndryshme, kjo dhunë nuk shihet si incidente të izoluara, por si pjesë e një strategjie të qëndrueshme për të shtyrë popullsinë palestineze të largohet nga territoret e tyre. Izraeli, nga ana tjetër, vazhdon të autorizojë zgjerimin e vendbanimeve.

Sipas raportit të fundit të Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), dhuna është kryer në mënyrë “të koordinuar, strategjike dhe pa u ndëshkuar”.

Vetëm gjatë një viti, rreth 36 mijë palestinezë janë zhvendosur në Bregun Perëndimor.

Advertisement
Advertisement
Advertisement