Në kuadër të “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” sonte mbahet mbrëmje letrare me pesë pjesëmarrës.
Tinka Kurti, Vlora Konushevci, Mirishahe Sylaj, Afrim Demiri dhe Ms. Indefinite do të jenë pjesëmarrësit që me poezi do të ndajnë kontributin e tyre rreth kësaj kauze.
Nata letrare organizohet në kuadër të kampanjës globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” e cila në vendin tonë këtë vit drejtohet nga Ministria e Drejtësisë.
Synimi i këtij aktiviteti është që përmes poezive të përzgjedhura nga letërsia vendore dhe ajo ndërkombëtare të nxitet sensibilizimi për raportim, dënim dhe luftim të dhunës mbi baza gjinore, dhe dhunës në familje.
/Express