Natë historike në Madrid: Mbappé e arrin 50 golëshin tek Reali, i cili e regjistroi fitoren e 200-të në Champions - Gazeta Express
string(111) "nate-historike-ne-madrid-mbappe-e-arrin-50-goleshin-tek-reali-i-cili-e-regjistroi-fitoren-e-200-te-ne-champions"

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 14:30

Natë historike në Madrid: Mbappé e arrin 50 golëshin tek Reali, i cili e regjistroi fitoren e 200-të në Champions

Futboll

Gazeta Express

17/09/2025 14:30

Kylian Mbappé ka nisur ta shkruajë historinë tek Real Madridi duke i dhuruar rekorde të reja klubit spanjoll.

Falë dygolëshit të tij nga penalltia kundër Olympique Marseillet të Roberto De Zerbit, sulmuesi francez ua siguroi “Los Blancos” fitoren e 200-të në Ligën e Kampionëve, një e arritur që s’e ka shijuar asnjë skuadër evropiane.

Kjo fitore, nënvizon mediumi spanjoll “AS”, e shënon edhe një arritje tjetër prestigjioze: Real Madridi e ka kaluar kuotën e 700 golave në garën më të madhe evropiane, numra që e vulosin fuqinë ofanzive të skuadrës dhe pozicionimin unik të klubit madrilen në panoramën kontinentale, përcjell “Gazeta Express”.

I vendosur në pozitën e qendërsulmuesit, Mbappé në mënyrë konstante e vuri në vështirësi mbrojtjen marsejeze.

Pavarësisht mungesës së rasteve të pastra, sulmuesi e ruajti qetësinë në momentet vendimtare duke i shënuar me siguri të dy penalltitë dhe duke e vendosur në fakt një ndeshje mjaft të komplikuar për djelmoshat e trajnerit Xabi Alonso.

Paraqitja e kampionit të botës 2018 e nënvizon edhe një herë rolin e tij të protagonistit në net të mëdha evropiane dhe e konfirmoi faktin se si Real Madridi është në gjendje t’i përmbysë dhe t’i rikthejë ndeshjet më delikate.

Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit, ndër të tjera, e arriti numrin jubilar prej 50 golash me “Merengues” në vetëm 64 paraqitje.

Vetëm Cristiano Ronaldo kishte bërë më mirë, duke e arritur këtë shifër golash në 53 ndeshje të zhvilluara me madrilenët. /Gazeta Express