“Natë e gatë” e Petritit, për shokun e ndjerë - Gazeta Express
string(42) "nate-e-gate-e-jerichos-per-shokun-e-ndjere"

“Natë e gatë” e Petritit, për shokun e ndjerë

Gazeta Express

22/04/2020 13:41

Është i pa kompromis kur bëhet fjalë për muzikën, sikurse është ndër artistët e rrallë që me çdo projekt sjellë vlerë muzikore. 

Gazetar: Liridon Spahiu

Lexo Edhe:

Megjithëse jo shpesh, Petrit Çarkaxhiu vazhdon të vij me këngë të reja, përmes së cilave pos tjerash ruhet dhe promovohet muzika tradicionale etnike shqiptare, gjë e cila edhe e ka krakterizuar qysh nga fillimit të karrierës.

Ai bashk me bendin e tij, kanë prekur tema të rëndësishme që ndërlidhen drejtpërdrejt me shoqërinë tonë.

I tillë është edhe projekti i fundit që këngëtari solli me titull “Natë e gatë”. Këtë Petriti e ka quajtur si një prej këngëve më të dashura të tij. 

E kur jemi tek Stambolli, Petriti tash e një kohë është duke jetuar atje, duke bërë kështu të aludohet se muzika është ajo çfarë e lidh me këtë vend.

Ai për #gjesin tregoi se arsyet që e kanë bërë të vazhdoj jetën atje, nuk kanë të bëjnë me muzikën.

Ndryshe, projekti i fundit “Natë e gatë”, është paralajmërim i albumit të tij të radhës i cili do të prmbaj 10 këngë.

Krahas krimtarisë së fundit muzikore si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, origjinaliteti është ajo që e karakterizon Pertit Çarkaxhiun dhe bendin e tij. Sigurisht nuk është e lehtë për këngëtarin që ti rezistoj këtyre ujërave. 

“Jericho” sot mbetet ndër grupet më të respektuara nga publiku për artin që kultivojnë në një periudhë kur po prodhohet krejt diçka tjetër.