Nata finale, nis më e zjarrtë se kurrë! - Gazeta Express
string(37) "nata-finale-nis-me-e-zjarrte-se-kurre"

TV/Film

Gazeta Express

24/01/2025 21:26

Nata finale, nis më e zjarrtë se kurrë!

TV/Film

Gazeta Express

24/01/2025 21:26

Tre muaj bashkëjetesë, sfidë e emocione, pesë të pathyeshmit kanë arritur në stacionin e fundit.

Por vetëm njëri nga ta do të arrijë të shkruajë historinë në Big Brother.

Ishte Sara që tha se ka arritur synimin që ka pasur.

“E kam arritur qëllimin, mendoj që e kam dhënë maksimumin në këtë lojë”, është shprehur Sarsa.

Kurse Xheneta tha se e meriton për shkak se ka dhënë gjithçka nga vetja.

“E kam jep shpirtin në këtë Big Brother, nuk besoj se ka rrezikuar më shumë se unë”, tha Xheneta.

Ndërsa, edhe Driloni tregoi pse e meriton çmimin e madh.

“I kam treguar vlerat e familjes, kjo është pse besoj se e meritoj ta fitojë këtë Big Brother”, u shpreh Driloni.

Kurse Xuxi thotë se mosha e tij ka treguar se gjithkush mundet ta sprovojë veten.

Ndërsa edhe Vullneti e përmendi njërën prej arsyen pse e meriton këtë çmim.

“Për shkak se mundem të jem gazetari i parë që e ndërron gazetarinë në Kosovë”, u shpreh Vullneti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement