Nata e tretë e Festivalit të dramës shqipe / Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar” - Gazeta Express
string(79) "nata-e-trete-e-festivalit-te-drames-shqipe-shfaqja-toka-e-shpirtrave-te-trazuar"

Arte

Gazeta Express

25/01/2023 14:28

Nata e tretë e Festivalit të dramës shqipe / Shfaqja “Toka e Shpirtrave të Trazuar”

Arte

Gazeta Express

25/01/2023 14:28

Nata e tretë e festivalit të dramës shqipe shënohet me shfaqjen e Shqipe Malushit me regji të Zana Hochës. “Toka e Shpirtrave të Trazuar” do të luhet sonte me fillim nga ora 20:00 në Teatrin e Gjilanit.

Kjo shfaqje është një performancë e bazuar në poezitë e Shqipe Malushit, të cilat evokojnë kujtimet tona kolektive për mungesën e paqes dhe përballjen me luftën dhe konfliktin si një gjendje konstante për shoqërinë kosovare ndër shekuj e në veçanti ndikimin e saj në traumat tona ndër gjenerata.

Lexo Edhe:

E shtrirë në një format unik eksperimental në shqip dhe anglisht, performanca e regjisores Zana Hoxha krijon një sinergji multidisiplinare përmes poezive imazhiste të Malushit, koreografisë bashkëkohore teatrore të Robert Nuhës, dhe dramaturgji të Shpëtim Selmanit, muzikës eksperimentale me elemente burimore dhe këndimit, si dhe video projeksioneve që krijojnë një narrativë të re të bazuar mbi kujtesën tonë kolektive.

“Toka e Shpirtrave të Trazuar” përmes akteve kronologjike përshkruan njërën ndër etapat më të rëndësishme të kosovarëve drejt asaj që e kishin ëndërruar ndër shekuj, lirisë.

Autore: Shqipe Malushi

Regjia: Zana Hoxha

Dramaturgjia: Shpëtim Selmani

Koreograf: Robert Nuha

Aktorë/e: Donikë Ahmeti, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi, Mikel Markaj, Zhaneta Xhemajli, Kaltrinë Zeneli, Edlir Gashi.

Kërcimtarë/e: Altina Binaku, Qendrim Makolli, Erëza Grajqevci, Patriot Osmani

Soliste/ë: Donika Rushiti, Shaban Behramaj, Urta Haziraj, Etrit Nura

Kostumograf: Arbnor Brahimi

Videoprojeksionet skenike: Florian Canga

Asistente dhe organizatore: Elira Lluka

Skenografia: Arben Shala

Tonist: Arben Aliu

Ndriçimi: Sherif Sahiti dhe Mursel Bekteshi

Mjeshtër skene: Aziz Maloku, Flora Hasani

Grimere: Myrvete Tahiri, Flora Hasani

/Express/