Nata e parë e Polip - Gazeta Express
string(19) "nata-e-pare-e-polip"

Arte

Gazeta Express

14/05/2022 9:28

Nata e parë e Polip

Arte

Gazeta Express

14/05/2022 9:28

Mbrëmë u hap nata e parë e Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë, Polip. Nga ora 19:30 para publikut që u vendos në sallat e shfaqjeve në Teatrin Oda, lexuan shkrimtar të ndryshëm të ftuar vecmas për këtë event.

Edicionin e 12-të e natën e parë të festivalit e hapën Alida Bremer, Sasa Ilic dhe Jeton Neziraj.

Lexo Edhe:

Nga organizatoret u tha se ka qenë mjaftë sfiduese që kohëve të fundit u bë e veshtirë mbajtja e festivalit për shkak të gjendjes me pandeminë e që megjithatë tani janë tejet të lumtur që po mbledhin në Kosovë, shkrimtar nga shumë vende.

Autorët lexuan disa në gjuhën e tyre e disa në gjuhën angleze, duke e shndërruar këtë mbrëmjë letrare edhe në lloj-llojshmëri gjuhesh.

E para që lexoi pjesë të tregimeve të librave të saj ishte autorja turke Şebnem İşigüzel, para publikut ajo lexoi në gjuhën turke me titra në anglisht.

Mbrëmja nuk mbeti vec me tregime, u lexuan edhe poezi, autori me prejardhje nga Dibra Eqrem Basha, lexoi poezi para publikut që i dhanë festivalit edhe më shumë frymë letrare.

Autorë tjerë që ndanë tregime e poezi nga librat e tyre ishin edhe Carsten Jensen nga Danimarka, Jovica Ivanovski nga Maqedonia e Veriut, Joel Vernet nga Franca, Mitja Cander nga Sllovenia dhe Ivana Bodrozic nga Koracia.

Para se të fillojnë leximet e pasi u përfunduan Edona Reshitaj u përkujdes që kjo mbrëmje të gershetohet mes poezisë e muzikës.

Ndryshe prej natës së parë hapëse dy ditëve në vijim sot e nesër, pos leximeve pritet të ketë diskutim mes panelisteve dhe organizimi do të fillojë nga ora 11:00 për të zgjatur deri në mbrëmjë me shkëputje.

Kujtojm së ky është edicioni i 12-të i këtij festivali dhe organizime të tilla janë mbajtur edhe viteve të mëhershme duke sjellë në Prishtinë emra të ndryshëm të autorëve brënda e jashtë Kosovës.

/Gazeta Express