Nata e kualifikimeve - Gazeta Express
string(20) "nata-e-kualifikimeve"

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 13:00

Nata e kualifikimeve

Futboll

Gazeta Express

24/11/2021 13:00

Sonte mund ta sigurojnë kualifikimin në të tetën e finales së Championit, Real Madridi, Interi, Manchester City e Paris Saint-Germaini

Real Madridi dhe Interi do ta kërkojnë sonte kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.

Lexo Edhe:

“Los Blancos” prijnë në Grupin D dhe me një fitore në udhëtim ndaj Sheriffit do ta prejnë një biletë për fazën tjetër.

Nga ana tjetër, moldavët i kishin befasuar madrilenët në Spanjë dhe do të mundohen ta bëjnë të njëjtën gjë edhe sonte.

E një fitore të madrilenëve sonte do ta donte edhe Interi., shkruan Gazeta Express.

Kjo pasi “Nerazzurri” më pas me një fitore ndaj Shakhtar Donetskut, do ta siguronin kualifikimin qysh sonte.

Interi aktualisht është i dyti me 7 pikë, një më shumë se Sheriffi.

Në Grupin A sonte na pret një ndeshje e madhe.

Manchester City e pret Paris Saint-Germainin në duelin direkt për vend të parë.

Aktualisht “Citizens” prijnë me 9 pikë, një më shumë se ai francez.

Ekipeve do t’ju mjaftonte edhe një barazim për të ecur tutje, por varësisht nga epilogu i lojës tjetër.

Pra, nëse Club Brugge nuk e mund Leipzigun, City e PSG-ja mund të shkonin tutje edhe me një X.

Edhe Grupi B do të jetë mjaft interesant.

Porto dhe Atletico Madridi do ta kërkojnë pozitën e dytë në dy xhirot e fundit.

Aktualisht, ajo i takon ekipit portugez, i cili e ka një pikë më shumë se ai spanjoll.

Porto do ta vizitojë sonte Liverpoolin pa motiv, i cili tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Kurse, Atletico e pret Milanin e dorëzuar tashmë dhe shpreson në një gabim të Portos në “Anfield Road”.

Madrilenët e kishin fituar lojën e parë në Itali dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi në përballjen e dytë.

Por, Kuqezinjve nuk ju dihet kurrë.

Në Grupin C, Ajaxi tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Kurse, për vend të dytë po luftojnë Borussia Dortmundi dhe Besiktasi.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të fillojnë në orën 21:00. /Gazeta Express/