Nata e dhjetë e protestave në ShBA, mijëra vetë marshuan paqësisht në Nju Jork, Portland dhe Filadelfia - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

05/06/2020 23:25

Nata e dhjetë e protestave në ShBA, mijëra vetë marshuan paqësisht në Nju Jork, Portland dhe Filadelfia

Lajme

Gazeta Express

05/06/2020 23:25

Protestat kundër racizmit në Shtetet e Bashkuara u bënë paqësore në ditën e dhjetë, ndërsa janë shtuar përpjekjet për një lëvizje të re të të drejtave civile. Në kryeqytet protestuesit u mblodhën sërish pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa presidenti vijoi t’i kërcënojë me nxjerrjen e ushtrisë së rrugë. Një gjë e tillë kundërshtohet nga gjeneralët.

Protestuesit mbushën rrugët e qyteteve kryesore amerikane për të dhjetën natë me radhë. Mijëra vetë në Nju Jork, Portland, dhe Philadelphia marshuan në mënyrë paqësore, kundër racizmit dhe denoncuan vrasjen nga policia të qytetarit George Floyd, një afromaerikan i paarmatosur i mbytur me nga një oficer i bardhë.

Grumbullimet, në kontrast nga ditët e kaluara ishin të qeta, vetëm në disa raste pati zjarre sporadike  dhe përleshje me policinë.

Ndryshimi i sjelljes tregoi vendosmërinë e organizatorëve të marshimeve dhe të protestuesve ditët e fundit për të transformuar zemërimin për vdekjen e Floyd në një lëvizje të re të të drejtave civile në SHBA si dhe për të kërkuar reformimin e sistemit të drejtësisë penale.

Në qytetin e Nju Jorkut, mijëra njerëz morën pjesë në një përkujtimore në një park të Brooklyn-it. Terrence Floyd, vëllai i viktimës, tha para turmës se i mbështet protestat, por nuk pajtohet me plaçkitjet dhe veprimet kriminal.

 “Jam krenar për protestat, por nuk jam krenar për shkatërrimin. Vëllai im nuk do të vepronte kështu,” tha ai.

Në kryeqytet protestuesit u mblodhën sërish pranë Shtëpisë së Bardhë, ndërsa pranë perimetrit të rezidencës u vunë re punëtorë ndërtimi që vendosnin blloqe betoni. Presidenti vijoi t’i kërcënojë protestuesit me nxjerrjen e ushtrisë së rrugë, ndërsa zyrtarë të lartë të mbrojtjes e kundërshtuan.

Gjenerali Martin Dempsey, ish-kreu i Shtabit të Përgjithshëm, i quajti si “shumë shqetësuese” dhe të “rrezikshme”, komentet e presidentit.

Në Detroit, ndërtesat u ndriçuan në ngjyrë vjollcë, në nderim të kujtimit të Floyd.

Madhësia dhe shtrirja e protestave duket se po zbehet pasi prokurorët në Minneapolis ngritën të mërkurën shkallën e akuzës ndaj një oficeri policie të burgosur javën e kaluar për vdekjen e Floyd, si dhe arrestuan tre të tjerë si pjesëmarrës në vrasje.